TIRANE - Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përpara gjyqtares Liljana Baku këtë të premte, për t'u njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.
Pas daljes nga Gjykata, Tahiri ka thënë shkurtimisht se do flasë shumë shpejt, duke mos dhënë shpjegime se çfarë nënkupton me këtë deklaratë. Ndërsa avokati Maks Haxhia u shpreh se Gjykata nuk ka prova dhe asnjë fakt të ri në ngarkim të ish-ministrit. Ai u shpreh se Krimet e Rënda janë kthyer në Notere të Prokurorisë. "Kjo gjykatë nuk është gjë tjetër, është kthyer në notere të kërkesave të prokurorisë".