Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se politika shqiptare duhet të bënte të gjitha përpjekjet për të krijuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të zgjidhej më pas një kryeprokuror sipas ligjit.
Pjesë nga deklaratat:
Gjokutaj: Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo mazhorancë dhe politika duhet të bënin të gjitha përpjekjet për krijimin e KLP-së, e cila me prokurorin e vjetër ka rol konsultativ dhe me prokurorin e ri vendimmarrës. Duheshin bërë të gjitha përpjekjet për krijimin e KLP-së. Kjo është një zgjidhje e tipi fallxhor. Ky prokuror është pa karrige në kuptim kushtetues. Roja tek dera do t'i marrë vendimet? Prokurori i përkohshëm do të ketë të gjitha kompetencat që ka kryeprokurori aktual.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-i-ri-gjokutaj-kush-do-ti-marre-vendimet-roja-tek-dera