Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të kryebashkiakut të Ankarasë, Mustafa Tuna, për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente, ku të pranishëm ishin Kryeministri turk, Binali Y?ld?r?m, ministra, si dhe kryetarë të Bashkive më të mëdha nga e gjithë bota.
Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017, bashkë me Bashkinë e Kluzhit dhe të Amanit.
Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative, mirëmenaxhimit të ardhurave, si dhe përqafimit të inovacionit, ka mundur t?i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë transformimin e kryeqytetit.
Në vizitën e tij në Ankara, Veliaj u prit nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, i cili e vlerësoi kryebashkiakun e Tiranës si një kryetarët e rinj më dinamik.