Report TV - Shkodër: Persona të armatosur grabisin 5 mijë euro

2018-05-09 0

Katër persona të armatosur kanë grabitur një shumë parash në një banesë në fshatin Dobraç të Shkodrës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në banesën e qytetarit me iniciale A.S.
Sipas deklarimeve të familjarëve në polici, autorët kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën 5 mijë Euro. Më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë ?Alfa Romeo?. Nga grabitja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

Free Traffic Exchange