Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmbytjet dhe fondi për dëmshpërblimin ka sjellë përplasje të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës në seancën parlamentare. Përplasja ka shkuar deri në fyerje personale, të cilat deputetit Flamur Noka i kushtuan përjashtimin nga seanca e parlamentit. Rama akuzoi Partinë Demokratike se kur la pushtetin rezervat e shtetit ishin bosh, por ish kryeministri tha se qeveria e Ramës ka braktisur qytetarët dhe mbron krimin.
Tirane- Përmbytjet e disa ditëve më parë përplasën ashpër kryeministrin Edi Rama, me deputetët e opozitës. Kryeministri tha se përmbytjet kanë ardhur për shkak të ndërtimeve pa kriter, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike duke theksuar se kur ka qënë në qeveri ka vjedhur të gjitha rezervat e shtetit, ndërsa premtoi demshpërblim për çdo qytetar.
Por ish kryeministri Sali Berisha, në debat me Ramën, tha se ai ka braktisur qytetarët ndërsa mbron grupet kriminale. Debati për krimin solli përplasje në kuvend, ku kryeparlamentari Garmoz Ruçi, përjashtoi nga seanca deputetin Flamur Noka, i cili tentoi të mos lejonte të fliste kryeministrin.
Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha, debatuan dhe për çështjen e integrimit të vendit në BE.
Ish kryeministri Berisha, tha se në makinën e biznesmenit që u arrestua disa javë më parë në Elbasan, ka qënë edhe ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ora News zbardh debatin
Rama: Unë kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj politikë me emra kriminelësh, e me emra krushqish. Këtë e ke ti, si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë edhe kazanin dixhital atje, vazhdo.
Flamur Noka: Ndërpreje seancën dhe nxirre përjashtë.
Ruçi: Ulu poshtë. Të tërheq vëmendjen zoti Noka. Mos pengo seancën.
Rama: Nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel, asgjë nga fjalët që tha ai, i thashë thjesht dhe vetëm një opinion, një llaxore më e madhja që ka ky vend.
Noka: Nga pylli i satëme
Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen, për të pestën herë të nxjerr përjashta.
Rama: Ç'është ky mo, tërhiqeni në strofull. Na doli ky, kush është ky?
Ruçi: Zoti Kryeministër një minutë mos fol. Zoti Noka pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi të kam dhënë vërejtje, ke dy minuta që po pengon zhvillimin e seancën dhe për përdorimin e fjalëve ofenduese ndaj folësit, në rastin konkret Kryeministër, të përjashtoj nga seanca. 5 minuta pushim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tension-ne-kuvend-rama-e-quan-llaxore-berishen-noka-i-shkon-tek-foltorja