Ora News - Braçe: LSI i dha 111 ha tokë familjarëve të Balilit, kur ai ishte në kërkim

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga foltorja e kuvendit, deputeti socialist Erion Barçe, ka bërë publike kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes së Klement Balilit në vitin 2016, kohë kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.

Kontratat sipas tij janë lidhur në një kohë që Klement Balili ishte në kërkim ndërkombëtar , ndërsa ai tha se 80 përqin e kontratave të qirave të tokave buqësore janë qoka politike.

Brace nuk përmendi ish ministrin Panariti, por ishte kryetari i grupit parlamantar të Partisë Socialiste kur tha se Klement Balili, është i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Erjon Braçe: "Unë nuk di të bëj teatër Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Kontrata e parë nënshkruar më 20. 05. 2016. Një kontratë e firmosur mes ministrisë së Bujqësisë dhe Balili & co sh.p.k. Ministria e Bujqësisë vë në dispozicion të Balili & co 21. 4 ha tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës.

Kompania administrohet nga Bashkim Balili, një prej familjarëve të Klement Balilit. Klement Balili nuk është aktor teatri por një person nën kërkim. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinj por dhe agjencitë ligjzbatuese në Tiranë, shpallën në kërkim Klement Balilin. Kjo është tradhëti e madhe, e rëndë që i bëhet policisë së shtetit dhe organeve ligjzbatuese në vend.

Kontrata e dytë e nënshkruar 06.07. 2016, dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim dhe pronat e gjithë familjes Balili bastisesish në kërkim të tij. Kjo kontratë është lidhur me shoqërinë "Alb Universal 1995"

Kjo kompani ishte themeluar nga shtetasi Albin Bashkim Balili, djali i Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit. Kjo kontratë i jep kompanisë Alb Universal, sipërfaqen 90.4 ha në zonën kadastrale pasuri në njësinë admistrative Piskov, bashkia Përmet.

Kjo është një kontratë dhënë nga partia e tyre për këta njerëz, dhe në kohën kur këta njerëz ishin shpallur në kërkim nga policia.

Kjo kontratë është dorovitur tek një 21 vjetek një 21 vjeçar që merr nga ministria e Bujqësisë 90 ha për të mbjellë me arra,shegë e lajthi, dhe nuk është zbatuar nga ajo ditë deri sot që flasim".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/brace-denoncon-2-kontrata-qe-u-firmosen-me-familjaret-e-klement-balilit-coka-politike-te-lsi

Free Traffic Exchange