Vasili: Kontrata e qirasë jo e Ministrisë Bujqësisë, janë komedi të PS

2018-05-09 0

Petrit Vasili, i ftuar në 45 minuta nga Denis Minga në Report Tv, ka komentuar denoncimin e Erion Braçes sot në Kuvend, i cili tha se Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga ministri i LSI, Edmond Panariti, i ka dhënë familjes së Klement Balilit 100 ha tokë me qira.

Sipas numrit dy të LSI, kjo është një çështje mes PS-së dhe Edi Ramës. Ai tha se përgjigje duhet të japë kryeministri i cili ka firmosur kontratat me vendim qeverie për t'i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

"Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë. Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t'u zhvilluar. Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës. Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri...këto janë komedi të PS-së në qeveri. Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në? Le të përgjigjet Edi Rama për këtë", tha Vasili.

Free Traffic Exchange