Ora News - Shpërblimi për pensionistët, me 15 dhjetor nis shpërndarja

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke nisur nga dita e premte, në datën që pensionistët tërheqin pensionin do të përfitojnë edhe shpërblimin prej 3 mijë lekë. Përfituesit janë 650 mijë pensionistë dhe fondi i alokuar nga qeveria është në masën 2 mld lekë.

Shpërndarja e shërblimeve të pensionistëve për festat e fundvitit do të nisë nga data 15 dhjetor. Shuma e shpërblimit është 3000 lekë dhe do të ndahet sipas kalendarit në ditën kur do të merret pensioni.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado dhe ai i postës Laert Duraj në një konferencë të përbashkët garantuan pensionistët se e gjithë infrastruktura dhe burimet njerëzore janë gati për të nisur këtë proces.

Hado: Të gjithë qytetarët që kanë radhë të marrin pensionin do të marrin dhe shpërblimin e fundvitit. Jemi gati gati të dixhitalizuar për pagesën online që do të thotë se është reduktuar edhe koha e shërbimit të pagesës dhe besojmë se brenda orarit zyrtar do të realizohet.

Duraj: Posta shqiptare do të japë maksimumin e saj që i gjithë ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme pa krijuar readhë, probleme dhe gjëra të kësaj natyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperblimi-pensionistet-me-15-dhjetor-nis-shperndarja