Deputeti socialist Erjon Braçe publikoi dy kontrata të lidhura nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2016, me kompani në pronësi të familjes Balili për dhënien e 110,4 ha tokë në Delvinë e Gjirokastër. Sipas tij këto kontrata janë dhënë nga Ministri i LSI-së Edmond Panariti, në kohën kur Klement Balili ishte në kërkim nga partnerët e huaj dhe kur autoritet vendase kishin vënë nën sekuestro pronat e tij.
Kryetari i Grupit parlamentar Taulant Balla shkoi më tej kur i kërkoi Ministrit të Bujqësisë që të kallëzojë në prokurori të gjithë ata zyrtarë të LSI-së që kanë shpërblyer me prona Klement Balilin.
Akuzat e socialistëve në adresë të ish ministrit të LSI-së, Edmond Panariti erdhën teksa opozita nuk mori pjesë në interpelenacën që deputeti Braçe zhvilloi me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi .