“LSI, 111 ha tokë Balilit në kërkim” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar LSI-në se vitin e kaluar, kur drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, i ka dhënë 111 hektarë tokë familjarëve të Klement Balilit. Në interpelancën e ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, Braçe tha se janë dy kontrata për toka bujqësore dhënë në kohën kur Balili ishte shpallur në kërkim.



Braçe tha se këto janë qoka politike të shpërndara për qëllime politike, ndërkohë që edhe pse pronat e Balilit janë vënë në sekuestro, kontratat ende janë në fuqi.



Edhe Taulant Balla akuzoi ashpër LSI për lidhje me Balilin.



Ndërkohë që ministri Peleshi tha se do të kryhet një auditim i plotë i këtij procesi.



I vetmi reagim nga LSI ishte i ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti në Facebook, ku këmbëngul se kontratat e qiradhënies së tokave janë në përputhje me ligjin. ?Kontrata e qiradhënies që u tund në Parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, është dhënë me Vendim të Këshillit te Ministrave dhe është kaluar për ekzekutim nga Ministria e Arsimit të Ministria e Bujqësisë?, shkruan Panariti.