Report TV - Ekskluzive/Ja 2 kontrata e 2016 të Ministrisë së Bujqësisë me vëllain e Balilit

2018-05-09 0

Report TV siguron dy kontrata të firmosura nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2016 të cilat i japin në përdorim toke shtetërore Bashkim Balilajt vëllai i të shumëkërkuarit nga drejtësia Klemend Balili.

Gjithçka nis nga një vendim i Këshillit të Ministrave me numër 1103 datë 28.12.2015 ?Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga ministria e arsimit dhe sportit te Ministria e Bujqësisë, zhvillimit rural dhe administrimit të ujërave, të sipërfaqes së tokës bujqësore 21.4 ha, zona kadastrale 1323, fshati Buronjë, Delvinë?.Kontrata 1
Ky vendim është përkthyer nga Ministria e Bujqësisë në një kontratë për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit që mban datën 20.05.2016. Bëhet fjalë për 21.4 hektarë tokë në fshatin Buronjë të cilat e jep me qera për 90 vjet. Qiramarrësi është Shoqëria Balili-KO sh.p.k me përfaqësues Bashkim Balilin i cili është vëllai të shumëkërkuarit Klemend Balili. Kjo kontratë është lidhur në kulmin e debateve politike se kush e mbronte Balilin nga mos arrestimi.