Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja deklaron se kryeministri Rama ka injoruar 60 raporte që SHISH i ka dërguar për lidhje të drejtueve të lartë të policisë me drogën përfshi dhe Tahirin. Jo vetëm kaq Berisha thotë se në makinën e O. S ku u gjetën 800 mijë euro ka qenë dhe Saimir Tahiri. Berisha akuzon Ramën se po kërkon të fshehë këtë skandal.
Sali Berisha: E keni shndërruar këtë parlament që po të mos ishin këto zonjat këtu unë do të thoja një fjalë të rëndë, por për nderim ndaj tyre nuk mund ta them atë fjalë, merreni me mend ju vetë. Filloni me hipokrizira vetëm për të mbuluar Tahirin. A tha ky njeri që nuk kam pasur dijeni?
A u botuan raporte të cilat tregonin se SHIK-u e kishte informuar për 127 oficerë madhorë të policisë që merreshin me mbjelljen dhe trafikun e drogës? A tha Saimir Tahiri se unë nuk e njoh Orest Sotws? Shikoni pak videon e ditëlindjes në lokalin e kunatit sesi hedh vallen O.S si krush i parë aty? Më thuaj përse e dërgove ti Spartak Brahon të nesërmen apo të pasnesërmen e parave tek Qato, drejtori i policisë? A e dini se në makinë ka qenë Saimir Tahiri
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/berisha-injorove-60-raporte-te-shish-lidhjet-e-policeve-e-tahirit-me-trafikun-e-droges