http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti britanik votoi pro një amendamenti që i jep trupit legjislativ fuqinë për të aprovuar ose refuzuar marrëveshjen përfundimtare për ?Brexit?, që do të arrihet me Brukselin. Kjo lëvizje shihet si sfidë për qeverinë e kryeministres Tereza May.
Një grup deputetësh konservatorë u rebeluan ndaj vizionit të kryeministres, çka besohet se do të minimizojë aftësinë e qeverisë për të negociuar marrëveshjen.
Qeveria britanike pretendonte se, kjo do të rrezikonte mundësitë për t?u larguar nga BE-ja pa probleme. Pavarësisht përpjekjeve të minutave të fundit, për të qetësuar rebelët brenda partisë së kryeministres, e drejta e votës së parlamentit u miratua me 309 vota, kundrejt 305, një diferencë prej vetëm 4 votash.
Pati akuza se ata që mbështetën amendamentin duan të nxjerrin pengesa për ?Brexit? dhe po përpiqen t?i lidhin duart qeverisë.
May do ti drejtohet Brukselit ku do të marrë pjesë në një samit dy-ditor të organizuar nga vendet e Bashkimit Europian.
Shtetet anëtare të bllokut votuan për fillimin e raundit të ardhshëm të negociatave për Brexit, bazuar në marrëveshjen paraprake të arritur një javë më parë.
Bashkimi Europian ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar duhet ta kthejë ?plotësisht dhe me besnikëri? marrëveshjen në një traktat konkret të daljes nga blloku.