Ora News- Rama: Përmbytja e City Park nga dora e njeriut jo e Zotit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë akuzat e opozitës se përmbytja e autostradës në fillim të dhjetorit erdhi nga hapja e rezervuarit. Ndërkohë që PD kërkon kompensim të bizneseve në autostradë.

Edi Rama: "Nuk ka pasur hapje të rezervuarit, sepse hapja e rezervuarit ka procedura. Nëse do të ishte hapur, do të ishte hapur rezervuari i Gjokajve që ishte në varësi të Vorës dhe nuk ka ndodhur. I vetmi që hapte rezervuar me telefon ishte Sali Berisha"

Edmond Spaho: Tregohu serioz. T'i përmbyte gjysmën e Tiranës. Dëmshpërble bizneset tek autostrada

Edi Rama: Ka nisur hetim për çështjen e përmbytjes tek zona e City Park ku nuk ka asnjë palmë. Fobinë me palmat do e ndaj me Salinë. Nga të dhënat e para hetimore atje, është e vërtetë që është ndërtuar mbi kolektor dhe lejet e ndërtimit i kanë dhënë ata që i kanë dhënë gjithmonë, ju. Hetimi do të sjellë edhe çuarjen për ndjekje penale për ata që shkaktuan dëm. Përmbytja tek City Park nuk është dëm i shkaktuar nga furia e tërbimit të natyrës, por nga njeriu. E dyta patjetër që ne do të ndërhyjmë për ta rivendosur në vend atë zonë. Nuk janë hapur rezervuare. këtë informacion e ke nga kazani dixhital i Saliut, që është kazani më i madh.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/rama-permbytja-e-city-park-nga-dora-e-njeriut-jo-e-zotit