Ora News- Balla nxit Peleshin: Padit në prokurori zyrtarët që i dhanë toka bujqësore Balilit

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi 5 minuta pushim në seancën plenare, për tu dhënë kohë deputetëve të opozitës të zënë vend në ulëset e tyre, të cilët ndërkohë filluan të vinë një nga një.

Sipas Ballës, ata duhet të jenë dëshmitarë të denoncimit të fakteve të rënda publike, sesi zyrtarë të shtetit kanë dhënë toka shtetërore për Klement Balilin dhe familjarët e tij.

Taulant Balla: Falenderoj Braçen për të gjithë këto fakte të rënda publike, bëhet fjalë për dhënie toke bujqësore një personi të shpallur në kërkim Klement Balili dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të heshtë, edhe opozita nuk mund të mungojë në këtë sallë sepse në këtë sallë është një ish-Ministër Bujqësie i cili është firmëtar i kësaj kontrate, është partia e Klement Balilit, LSI, dhe ata duhet të jenë këtu bashkë me opozitën tjetër dhe të japin mendimin e tyre. Pesë minuta pushim kërkoj derisa këta të bëhen gati dhe të jenë dhe këta dëshmitarë të një fakti të rëndë të bërë publik sesi zyrtarë i kanë dhënë toka shtetërore Klement Balilit dhe familjarëve të tij. Policia e Shtetit bllokon pronat e Klement Balilit, nxis Ministrin e Bujqësisë që menjëherë procesin e auditit dhe kallzimet penale për të gjithë ata zyrtarë që kanë shpërblyer me toka bujqësore Klement Balilin dhe krimenelë të tjerë si ky.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-nxit-peleshin-padit-ne-prokurori-zyrtaret-i-dhane-toka-bujqesore-balilit