Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë publike kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.
?Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë?, është shprehur Braçe.
Sipas Braçes gjithashtu ministria ka firmosur edhe një tjetër kontratë me nipin e Kelment Balili më 6.7.2016. Kryetari i Komisionit të ekonomisë është shprehur nga foltorja e Kuvendit se 80% e kontratave të qirave të tokave janë qoka politike.
Braçja është shprehur se politika e kësaj qeverie kur ka ardhur në pushtet ishte të nxiste prodhimin bujqësor ndërsa shtoi se edhe në tokat të cilat janë në status prodhimi, arrihet të prodhojnë vetëm 30%. Sipas Braçes edhe në zonat të cilat janë duke prodhuar, fermerët janë gati ti braktisin.
Balla: Partia e Balilit të vijë dhe të japë llogari
Pas denoncimit nga Erion Braçe se Ministria e Bujqësisë i ka dhënë në 2016-ën 20 ta tokë familjarëve të Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla kërkoi që LSI të ishte e pranishme në sallë. Ai kërkoi gjithashtu ndjekje penale për zyrtarët që kanë firmuar dhënien e tokave për Balilin.