Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Juristi i njohur Neshat Fana, i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se ekspertët e huaj që bënë reformën në drejtësi në Shqipëri nuk do të lejoheshin në kancelaritë perëndimore për të kryer eksperimente të tilla. Fana tha se klasa politike iu nënshtruar "dhunës" siç e cilësoi ai të një ambasadori që linçoi publikisht çdo kënd sipas Fanës që kritikonte pjesë të draftit.
Fana: Drejtësia është pengesa për zhvillimin ekonomik, për integrimin, për gjithçka. Ok është shumë e rëndësishme dhe për këtë u sajuan institucione të papara ndonjëherë, u ndërtuan që të pengojnë njëra-tjetrën, u ndërtua që një bullon nga kjo makineri të dalë padashje dhe e tërë makineria të mos funksionojë.
Unë nuk jam absolutisht dakord me cilësinë e ekspertëve ndërkombëtar dhe betohem në atë Zot që nuk ka kancelari perëndimore që ata ekspertë t'i lejojë në vendet e tyre të bëjnë eksperimente të tilla.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtesia-fana-klasa-politike-kapitulloi-ndaj-dhunes-se-nje-ambasadori