Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në më shumë se 5 orë mbledhje, Komisioni i Ligjeve ka Dëgjuar 7 kandidatët për kryeprokurorr të ëprkohsëm, për integritetin e tyre moral dhe profesional. Pjesë e mbledhjes ishin vetëm deouteët e aprtisë socilsite pasi partia demokratike dhe lëvizja socilsite për integrim refuzuan pjesmarrjne duke e cilësuar procesin antikushtetues.
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arqile Koca, krahas platformës për drejtimin organit të akzuës, raportoi dhe për çështjet e bujshme që ka hetuar.
Ndërsa prokurorja e rrethit të Shkodrës, Arta Marku, tha se prokuroria është në kaos.
Prokurori Artur Selmani, tha se ka hetuar abuzimet me ndërtimin e Rrugës së Kombit.
Ndërkohë në sy ra deklarata e prokurorit Besnik Muçi i cili tha se ka hetuar bandën e Lushnjës ndërsa deklaroi se vendimmarrjet e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë qënë në konflikt interesi.
Në komision u dëgjuan edhe kandidatët për kryeprokurorr Garnit Shahu, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani. Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Ligjeve do t?i drejtohet me një raport të detajuar Kuvendit për kandidatët në këtë garë, ndërsa do të jetë vota e Kuvendit që do të zgjedhë Kryeprokurorin e ri, i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtate-kandidatet-kryeprokurorin-e-perkohshem-presin-te-degjohen-nga-komisioni-i-ligjeve