“Ju flet Moska”, Myftaraj: Biznesmeni i ujit që i del emri te përgjimet italiane

2018-05-09 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj kishte në vëmendje të emisionit të tij përgjimet italiane në Shqipëri për trafikun e drogës. Sipas tij në këto përgjime përmendet edhe emri i një biznesmeni të ujit.

Myftaraj nuk përmendi emra, por tha që është një biznesme që ka vilë në bregdetin e jugut dhe këtë vile e kishte vënë në shërbim të trafikantëve.

Myftaraj: Policia italiane, shërbimet e specializuara italiane që kanë kryer përgjime për trafikun e narkotikëve në Shqipëri kanë përdorur një metode të cilën e përshkruan Roberto Savjano në librin e tij ?Zero?. Kjo medotë është përdorur edhe në publikimin e përgjimeve që kanë bërë shërbimet italiane në median shqiptare. Pse të bëni përshtyje se janë publikuar në median shqiptare dhe jo italiane, është domethënese dhe kjo.

Një nga këto copëza që ilustron këtë ide të Savjanos është se në qindra faqesh përgjime ka shumë gjera të koduar që duhen zbërthyer , ato janë një minierë.

Një nga këto copëza është kur thuhet për një biznesmen të ujit , tregtar të ujit të pijshëm, vila e të cilit ishtë bërë baza e trafikantëve të drogës.

Këto janë rebuse që duhen zbuluar. Italianët i kanë të gjitha të dhënat por përdorin atë metodën që thotë Savjano: Ta hedhim në qarkullim dhe të shohim kush do lëvizë.

Kur një polici shumë e specializuar dhe këtu kemi të bëjmë me një bashkëpunim të policisë italiane, greke. Pra këto polici të specializuara kur publikojnë informacione të tilla nënkuptohet se i kanë siguruar të gjitha provat dhe nuk kanë nevojë as të kryejnë as një kapje në flagrancë , pra një kontroll të befasishëm mbi bazën e përgjimeve për të kapur sasi të madhe droge në këtë bazë.

Ajo që të bën përshtypje është mungesa e investigimit të mediave shqiptare, të atyre që njihen gazetarë investigativë. Pra heshin sepse nuk kanë asnjë jo burim, por nuk kanë asnjë nxitje që dikush të thotë, folë për këtë, pra flasim me urdhër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-myftaraj-biznesmeni-i-ujit-qe-i-del-emri-te-pergjimet-italiane