Stategjia për ndërtimin e landfilleve në vend duhet përmbysur. Propozimi erdhi nga Ministri i Mjedisit Blendi Klosi teksa shtoi se fillimisht duhen ndërtuar landfillet e vogla e më tej ato të mëdhatë.
Strategjia e ndërtimit të landfilleve në Shqipëri duhet të nisë me ndërtimin e landfilleve të vogla, të paktën për 5 vitet e ardhshme. Kështu u shpreh sot ministri i mjedisit Blendi Klosi, teksa shtoi se qytetet e vogla dhe fshatrat e Shqipërisë kanë nevojë për ndërhyrje emergjente.
Ndërkohë që kreu i Turizmit dhe i Mjedisit e cilësoi alarmante situatën e mbetjeve në Shqipëri. Strukturat mjedisore janë shpërndarë në terren për të mbledhur informacion dhe për të verifikuar çdo ndotje në të gjithë territorin e vendit.