Ora News - Editorial nga Arena: Zgjedhja e Prokurorit dhe truku që fsheh

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi nuk ka qenë kurrë një çështje për të cilën politika shqiptare ka gjetur konsensusin e saj. Të gjithë e mbajnë mend korrikun e vitit 2015 kur Ilir Meta, në ato kohë Kryetar i Kuvendit, doli dhe kërkoi miratimin. U përfol për zgjedhje të parakohshme, por mesa duket të gjitha palëve iu interesonte miratimi i saj. Pozita nuk donte të linte një vit që i mbetej deri në zgjedhjet e reja të pa konsumuar. Opozita nuk ishte ende gati. Dhe të dyja bashkë nuk donin ta prishnin me ndërkombëtarët

Reforma në drejtësi është korpusi ligjor i cili prek një nga tre shtyllat e pushtetit duke e reformuar tërësisht atë madje mund të thuhet transformuar. Çfarë janë arritur në 27 vjet demokraci fillon nga e para.

Në gjithë këtë kalvar tre vjeçar, dy kanë qenë protagonistët kryesorë: Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian Romana Vllahutin. Sa herë opozita kishte pretendimet e saj; sa herë pushteti ngjante i lodhur nga negocimet e gjata; sa herë Sali Berisha si pol i tretë i politikës kishte pretendimet e tij, dy ambasadorët nuk reshtnin duke trokitur derë më derë për ta ringjallur edhe një herë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/editorial-nga-arena-zgjedhja-e-prokurorit-dhe-truku-qe-fsheh