Report TV - Me shiringë në bark, një 22-vjeçar gjendet i pajetë në godinë të vjetër

2018-05-09 1

VLORE- Një 22-vjeçar është gjetur i pa jetë në rrënojat e një godine të braktisur sot në Vlorë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 17:00, në lagjen "Hajro Cakërri", ku në një godinë të braktisur dhe që përdorej nga personat që janë përdorues droge, është konstatuar një trup i pajetë. Sipas policisë, i riu i identifikuar si Enea Dumo, ka qenë duke konsumuar drogë me shiringë, pasi në trupin e tij të pajetë është gjetur dhe një shiringë në pjesën e barkut.

Sipas specialistëve të antidrogës i riu është përdorues droge, dhe shpesh herë këta persona, marrin drogë në pjesë të ndryshme të trupit duke e injektuar. Trupi i pajetë është trasportuar në ambjentet e morgut të qytetit për t'u ekzaminuar nga specilastët.

Free Traffic Exchange