Ora News - Gjiknuri: Projektet dhe investimit të përputhen me planet vendore

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i kërkoi ndihnmë ndërkombëtarëve për të financuar planet vendore. Aktualisht në vend janë përfunduar 44 plane të njësive vendore, ndërsa kanë mbetur edhe 17 për tu realizuar.

Damian Gjiknuri: Me miratimin e planeve të pjesës më të madhe të bashkive, kemi bërë që pjesë më të madhe te territorit të Shqipërisë, rreth 77 % të territorit, e kemi të mbuluar me plane tashmë të qarta zhvillimore dhe që realisht iu takon autoriteteve vendore por edhe qeverisë, për mënyrën si do ndërveprojnë mes tyre në mënyrë që ky zhvillim të jetë me të vërtetë i qëndrueshëm dhe në përputhje më këto instrumenta strategjik që kemi miratuar, ndryshe gjithçka që bëjmë do të jetë një dështim.

Ambasadori i Zvicrës i kërkoi drejtuesve vendor dhe qendror që ti kushtojnë vëmendje planeve për njësitë bashkiake pasi janë një instrument zhvillimi i rëndësishëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-projektet-e-investimit-te-perputhen-me-planet-vendore