Report TV - Basha: Jo kryeprokuror pa veting, nuk merrem me pazare politike

2018-05-09 0

Çështja e Kryeprokurorit ka nxjerrë në një dalje urgjente për mediat, kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Kreu i PD kërkoi që Adriatik Llalla të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në formimin e KLP-së dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. "Vendi duhet të ketë Prokuror. Sa kohë kryeprokurori i ri nuk është zgjedhur, kryeprokurori në detyrë vijon mandatin. Ne kërkojmë formimin e KLP-së. Ju e dini fare mirë se ekziston një instrument në kontrollin e Edi Ramës për të penalizuar kandidaturat. Përgjegjësia është tërësisht e Edi Ramës. Ne besojmë se kjo është e qëllimshme. Edi Rama fshehtazi në shtator ka propozuar një ligj që diktojë një Prokuror të Përkohshëm që ta zgjedhë vetëm më votat e tij, qëllimi për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, oficerët e policisë. Nëse ai e bën, do ketë përgjigjien e merituar nga opozita dhe qytetarët shqiptarë. Nëse vijon, kjo atëherë është çështje e çdo qytetari, jo vetëm e opozitës", tha Basha.