Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando në një intervistë për gazetarin Carlo Bollino gjatë vizitës në Shqipëri kërkoi nga Tirana zyrtare që të zbatojë vendimet në mungesë nga drejtësia italiane. Ai u shpreh se vendimet në mungesë nga drejtësia italiane duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare.
Bëhet fjalë për të paktën 12 raste specifike të vendimeve në mungesë për të cilat ka folur ministri Orlando sot në Tiranë: Pra janë shqiptarë të dënuar në mungesë në Itali por që ndodhen në Shqipëri për të cilët Italia kërkon ekzektuimin e vendimit të saj ndërkohë që ata nuk janë arrestuar. Madje në disa raste drejtesia shqiptare ka ulur ndjeshëm vitet e dënimeve të dhënë nga drejtesia italiane.
?Vendimeve që janë marrë në vendin tonë në mungesë për shtetasit shqiptarë kodi jonë e lejon por ai shqiptarë jo. Por per ne vendimet ne mungesë duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Është një element që duhet të sqarohet dhe per keto kemi ardhur sot? deklaroi ai për Report Tv.