?Një mandat i siguruar në shkelje të Kushtetutës është nul, i pavlefshëm. Pra kjo është fillimi i një rruge antikushtetuese?.
Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një konference për shtyp me gazetarët ditën e sotme. Kreu i selisë blu ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancës se po kërkon të zgjedhë kryeprokuror të përkoshëm me votim të thjeshtë, gjë që është në shkelje të Kushtetutës.
Nëse një gjë e tillë ndodh, Basha tha se opozita do ta protestojë këtë gjë.
?Ne do ndërmarrim çdo hap institucional dhe ligjor, do vetëdijësojmë partnerët dhe qytetarët, do të protestojmë. Nuk mund të pranojmë kurrë shkelje të Kushtetutës. Është dhunuar Kushtetuta. Kjo situatë prek çdo qytetar?, u shpreh kryetari i PD-së.
Sa i përket deklaratave të ambasadorit Donald Lu që bëri thirrje për zgjedhjen e kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë, Lulzim Basha theksoi se një diplomat i huaj nuk mund të kërkojë kurrë shkeljen e Kushtetutës.
?Nuk komentoj ambasadorët e huaj. Personalisht nuk mund ta imagjinoj që dikush nga trupi diplomatik thotë të shkelë Kushtetutën, kjo është pa sens, thikë në shpinë për reformën në drejtësi për të cilën kanë kontribuuar personalisht vet dy ambasadorët?, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.