IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion për shembjen e 34 objekteve në Bashkinë e Patosit.
Prishja e banesave bëhet në kuadër të rikualifikimit urban të qendrës së Patosit. Fadromat e IKMT nuk kanë hasur në rezistencën e banorëve, pasi me vendim qeverie ata janë kompensuar financiarisht për pronat e tyre të cilat preken nga zbatimi i këtij projekti. Aksioni do të vijojë për shembjen e të gjitha këtyre objekteve me qëllim lirimin e hapësirës ku do zbatohet "Rilindja Urbane" me financim të qeverisë shqiptare.