Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo është shprehur se në Tiranë nuk janë zgjidhur disa nga problemet më jetike.
I ftuar në emisionin ?Dite e Re? Bozdo shpjegoi se problemi i mbetjeve, i trafikut e transportit si edhe problemi i gjelbërimit mbeten aktuale.
Ish nënkryetari i bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti pas 20 vitesh do të kthehet në një metropol, por së pari duhet të zgjidhen këto probleme thelbësore.
Eno Bozdo: ?Nëse nuk i zgjidh këto probleme nuk quhet më metropol por anarki, si problemi i mbetjeve, i trafikut dhe transportit, problemi i gjelbërimit, pra raporti midis hapësirës së gjelbër dhe të betonizuar për të balancuar shëndetin, çështjen e ajrit. Problemi i mbetjeve vazhdon të jetë aktual, nuk mund të zgjidhet me arnime. Problemi i tarfikut jo vetëm që nuk është zgjidhur por është rënduar më tepër.?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bozdo-problemi-i-mbetjeve-eshte-emergjence-tiranen