Report TV - Ujrat e zeza ndotin lumin Drin

2018-05-09 1

Lumi Drin i cili kalon përmes qytetit të Lezhës është tërësisht i ndotur, pasi prurjet janë të pakta ndërkohë që ujërat e zeza të cilat hidhen në të janë dominante.

Premtimi i fundit vjen nga Drejtoria e Bordit të Kullimit ku thuhet se është një projekt për rehabilitimin e tij për ta kthyer atë në atraksion për qytetarët.

Pasimi i prurjeve ka bërë që lumi Drin i cili kalon në qytetin e Lezhës të kthehet në gangrenë për të gjithë qytetin. Mbetje të shumta dhe ujërat e zeza kanë bërë që qytetarët të qëndrojnë larg nga zona në të cilën është rrjedha e lumit.

Sa herë që ndryshim të drejtorëve të bordeve të kullimit nuk kanë munguar edhe premtimet për sistemimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumit, por gjithçka ka mbetur vetëm në premtim dhe asgjë në realitet.

I tillë premtim është edhe ai drejtorit aktual të Bordit të Kullimi, Ndue Preka, sipas tij projekti është gati dhe do të ndërhyhet në të gjithë gjatësinë e këtij lumi.