Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrata e Partisë Demokratike me kompanitë e lobimit në amerikë është bërë shkak i debateve të forta në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjev.
Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji në reagimin e tij, kërkoi nga KQZ të kërkojë procedim në prokurori.
Salianji: Është një shumë e madhe, flasim 650 mijë dollarë nga Partia kryesore e opozitës, së pari e padeklaruar, se dyti nga kompani që nuk u duhet origjina dhe prejardhja.
Për përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, çdo gjë është transparente, por kontrata nuk deklarohet si shpenzim në fushatë, por te aktivitetet partiake, të cilat deklarohen në fund të vitit
Kaso: Janë kontrata dhe marrëveshje që lidhen me aktivitetin e zakonshëm të PD dhe si të tilla ato përfshihen në raportin e përgjithshëm vjetor të vitit 2017 të PD.
Të njëjtin mendim ka dhe anëtari i KQZ Hysen Osmanaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kontrata-e-lobimit-ps-kqz-te-kerkoje-procedim-ne-prokurori-pd-eshte-transparente