Kjo grua e identifikuar si Suzana Brai" />
Kjo grua e identifikuar si Suzana Brai"/>

Ora News - "Sherr" në kopësht, edukatorja denoncon për dhunë drejtoreshen

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo grua e identifikuar si Suzana Braimllari, edukatore pranë Kopështit numër 8 në qytetin e Korcës denoncoi publikisht dhe kallzoi penalisht drejtoren e institucionit ku punon, Laureta Asllani se e ka dhunuar fizikisht

Pas dëshmisë në policinë lokale dhe pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, 50 vjecarja tregoi për mediat variantin e saj të historisë që sipas raportimeve u shënua në sy të fëmijëve

Ndërsa edukatorja akuzon para kamerave, drejtorja Laureta Asllani e kontaktuar me telefon tha se nuk e ka dhunuar punonjësen, por ka theksuar se 50-vjeçarja ka qenë gjithëmonë problematike dhe dhunonte fëmijët.

Suzana Braimllari: Kishte ardhur në emrin tim një letër nga një prind, jo për akuzë për rrahje të fëmijëve, por mësuesja jep të dhëna të fëmijëve të klasës. Unë jam e detyruar të sqaroj prindërit se cfarë ndodh në klasë. I thashë më jep letrën ta lexoj se nuk besoj ta ketë bërë prindëri. E mora në telefon prindërin dhe ai më tha që unë nuk kam bërë asnjë letër. Ma dha letrën për ta parë, unë i thashë që këtë letër do ta fotokopjoj dhe do të ta kthej. Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi më tërhoqi zvarrë në shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar, shpëtova nga duart. Më ka bërë gjithë shenjë dhe futen në klasë. Hyra në klasë, ajo vazhdonte të më tërhiqtë, fëmijët u tmerruan.

Por ndërsa ndiqnin për të dokumentuar vërtetësinë e raportimit për dhunë në institucionin arsimor, gazetarët u përballën me një skandal në spitalin e Korçës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherr-ne-kopesht-edukatorja-denoncon-dhune-drejtoreshen

Free Traffic Exchange