Report TV - Vlorë, plagoset me armë zjarri një person në Orikum

2018-05-09 0

VLORË-Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Orikum, ndërsa janë shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes.
Sipas policisë, në rrugë pranë një pike karburanti në hyrje të Orikumit, autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Denis Brahimit 23 vjeç.

Denis Brahimi është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën në spital. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Free Traffic Exchange