Report TV - Gjiknuri: Albcontrol kompania më e mirë për sigurinë ajrore në rajon

2018-05-09 1

6 milionë dollarë është vlera e investimeve të kryera tek shoqëria e kontrollit ajror ?Albcontrol?, më qëllim shtimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Punimet e kryera u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai tha se gjatë këtyre katër viteve, qeveria ka bërë shumë për të rritur sigurinë ajrore.

Rritja e cilësisë së shërbimeve, sigurisë dhe kapaciteteve në trafikun ajror kanë qënë fokusi i punimeve të kryera në shoqërinë e kontrollit ajror Albcontrol, investim që kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

Ndryshimet e pësuara janë inspektuar nga ministri i ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ai vlerësoi punën e bërë,duke thënë se kjo kompani krahasohet me dinjitet me homologet e saj në rajon.