KQZ ka gjobitur PD, PS dhe LSI me nga 1 milion lekë gjobë, për mosdeklarim të shpenzimeve financiare në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndërkohë, nga 2 milionë lekë janë gjobitur PDIU dhe SFIDA për Shqipërinë.
Mbledhja është shoqëruar me mjaft debate, ku përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani kërkoi hetime i kërkoi KQZ-së t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht per paratë e dhëna për kompani amerikane për lobim në SHBA. Sipas tij, burimi i parave të dhëna nga PD mbetet i dyshimtë. "KQZ t'i kërkojë Prokurorisë hetime lidhur me shpenzimet e PD për fushatë zgjedhore, specifikisht per paratë e dhëna për kompani amerikane për lobim në SHBA. Burimi i këtyre parave është i dyshimtë", tha Salianji.