Ministri Klosi ka lançuar sot kalimin në sistemin online të lejeve mjedisore dhe sistemit online të gjobave. Klosi e ka cilësuar si një hap për transparencë në dhëniet e lejeve mjedisore.
Lejet mjedisore do të merren përmes sistemit online. Projekti u prezantua sot nga Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit, Blendi Klosi, teksa foli edhe për sistemin online të gjobave. Sipas Ministrit Klosi përmes këtij sistemi lejet mjedisore do të bëhen transparente.
?Reforma që ministria do të marrë ka të bëjë me rikonceptimin e lejes mjedisore të të gjithë sistemit për lejet mjedisore.
Sistemi i dhënies së lejeve mjedisore duhet të reformohet, padyshim lejet mjedisore do jenë online, do jenë më të specifikuara dhe me kritere padyshim do kontrollohen , më shumë real me kërkesat që paraqet dhe mënyrën se si realizohen,?shpjegoj Blendi Klosi.
Për të marrë leje mjedisore aplikimi do të realizohet online, me të dhëna të cilat do të verifikohen lehtësisht për të parë nëse i plotësojnë apo jo kriteret për të dhënë atë leje mjedisore.