Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi është i ftuar në emisionin ?45 Minuta? të Denis Mingës në Report Tv. Patozi është i ftuar për të komentuar aktualitetin politik, gjendjen e opozitës përballë qeverisë dhe 27 vjetorin e PD.
Intervista
Ju thoni që Basha e do PD një kasolle personale dhe një ndërtesë të ndarë me të tjerët. Kishin ftesën ëpr ceremoninë e djeshme?
Ky nuk është detaj i rëndësishëm. Kisha ftesë, por vendosa të mos shkoj.
Po pse nuk ishit?
Ka që nuk mungojnë në asnjë përkujtim, por i kanë bërë gjëmën PD. Ajo që pashë dje ishte shumë e zymtë.