Report TV - Bruksel, Bushati: Rikonfirmim mbështetje për Reformën në Drejtësi

2018-05-09 0

Nga Brukseli Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përsëriti mesazhin e kryeministrit Rama që opozita dhe qeveria të bëhen bashkë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bushati tha se vendi është shumë pranë hapjes së negociatave, por për t?i dhënë dorën e fundit duhet që palët të dalin mbi cdo sherrnajë.
?Me ministrat e vendeve të BE dhe kandidatëve diskutuam për zgjerimin. U rikonfirmua një mbështetje për politikën e zgjerimit, për procesin e reformave, kryesisht reformën në drejtësi dhe hapat e parë me Vettingun, luftën kundër krimit dhe kultivimit të drogës për rolin e Shqipërisë për qartësinë strategjike e linjëzimit të politikës së jashtme dhe për faktin që Shqipëria është më afër se kurrë, një vendimmarrje për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.