Ora News- Gjiknuri tek Albcontrol, 6 mln USD të investuara në 4 vjet për sigurinë ajrore

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi sot investimet e kryera në shoqërinë e kontrollit ajror Albcontrol. Gjatë katër vjeçarit të fundit, Kulla e Kontrollit të Trafikut ajror ka pësuar përmirësime operacionale duke bërë të mundur rritjen e sigurisë, kapacitetit dhe cilësisë së shërbimeve, falë investimeve që kanë arritur në vlerën prej 6 milionë dollarësh.

Gjiknuri: ?Është një progres i jashtëzakonshëm, më vjen mirë që dëgjoj që Albcontrolli shqiptar është në avangard në rajon. Pra, krahasuar me vende të tjera ka një teknologji shumë moderne dhe ofron shërbime jashtëzakonisht të mira. Ajo c?ka është për t?u theksuar, që të gjitha këto investime kanë ardhur si rezultat i një mirëmenaxhimi të kësaj kompanie, por nga ana tjetër Albcontrol në funksion edhe të strategjisë së qeverisë shqiptare për të zgjeruar infrastrukturën aeroportuale, është duke u përgatitur edhe për zhvillimet e pritshme edhe për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend. Çka do të thotë që Albcontroll në paralel me zhvillimet infrastrukturore do të përgatisë edhe stafin edhe teknologjinë e duhur dhe trajtimet e duhura, pra do të jetë në kapacitetet e nevojshme në gjendje që në momentin që Shqipëria të ketë mundësinë të ketë infrastrukturë shtesë aeroportuale Albcotrol t?i vijë me shërbimet e saj?.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-tek-albcontrol-6-mln-usd-te-investuara-ne-4-vjet-sigurine-ajrore