Saimir Tahirit nuk i lejohet të dalë jashtë vendit.Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për bllokimin e pasaportës së ish-minsitrit të Brendshëm.
Vendimi është marrë katër ditë më parë në 9 Dhjetor dhe deputeti është njoftuar këtë të martë për këtë vendim, nëpërmjet mbrojtësve ligjorë. Nuk është e qartë se cilat janë zhvillimet e reja në hetimin ndaj ish ?ministrit që e kanë detyruar gjykatën të marrë këtë masë shtrënguese.
Avokati Maks Haxhia la të kuptohet për disa mesazhe të dala në media mes një familjari të Saimir Tahirit dhe Orest Sotës, që u kap në Elbasan me 863 mijë Euro dhe 2 patentat e lundrimit të ish-ministrit.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë se në dosjen e sjellë nga Prokuroria e Katanias për çështjen Tahiri-Habilaj janë gjetur prova të reja të cilat kanë bërë grupin hetimor t?i drejtohet gjykatës për vendosjen e kufizimit në lëvizje.
Menjëherë pas këtij vendimi një kopje e pasaportës së Tahirit i është dërguar të gjitha pikave kufitare për të mos lejuar kalimin e tij. Ndërkohë që pasaporta origjinale i është bllokuar deri në një vendim të gjykatës.