Nisma e Bashkisë së Tiranës, ?Luaj Tirana?, e cila po shtrihet në të gjithë kryeqytetin me krijimin e hapësirave argëtuese për fëmijë e të rritur, ka shtuar edhe një kënd të tretë force në hapësirën e Parkut të Liqenit. Por, krahas tij, për herë të parë në Parkun e Madh, pranë këndit të lojërave, është instaluar modul lojërash për fëmijët me aftësi të kufizuar duke hequr kështu barrierat për ta.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi si fantastike punën e bërë për ndërtimin e këndit të forcës dhe theksoi se për herë në Tiranë janë hapur më shumë hapësira sportive dhe argëtuese, se sa kafe e bingo. ?Më vjen mirë që, në fakt, jemi futur në një garë, ku për herë të parë në mbyllje të këtij viti, në Tiranë, janë hapur më shumë hapësira sportive, argëtuese dhe për fëmijë në natyrë, se sa janë hapur kafe e bingo. Besoj se mesazhi që japim dhe kjo nuk bëhet me predikime, por bëhet kur qyteti të jep një alternativë?, ky është tha Veliaj.