Ora News- Fier, fshati Visoka një jetë pa ujë të pijshëm

2018-05-09 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e ujit të pijshëm është trashëgminia që banorët e Visokës së Mallakastrës i lënë brezave që zëvendësojnë njeri tjetrin. 300 familjet me afro 1200 banorë nuk kanë pasur kurrë ujë të pastër e të rrjedhshëm, pasi kur shpojnë puse për ujë u del naftë. Ata detyrohen ta mbartin atë nga rreth 4 km largësi në krah ose me kafshë pune. Një histori e pazakontë e një fshati shqiptar!

Në Visokë të Mallakastrës, brezat zëvendësohen por mungesën e ujit ia lënë trashëgim pasardhësve.

Fshati nuk ka pasur kurrë një rrjet ujësjellësi dhe në këto toka ujin e gjen vështirë. Nëse e kërkon me puse, gjen naftë.

Zenel Vela: ?Është shumë i dëmshëm sepse përmban gaz.?

Asime Gjelaj është sot 78 vjeçe. Ajo thotë për Ora News se që kur ka ardhur nuse në Visokë e deri më sot, ujin e kanë transportuar nga larg me krah ose me kafshë

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fier-fshati-visoka-nje-jete-pa-uje-te-pijshem

Free Traffic Exchange