I ngacmoi gruan, vret 42-vjeçarin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 42 vjecar mbeti i vrarë në ambientet e brendeshme të një lokali në fshatin Boricaj te Lushjes.Almir Llupo u qëllua për vdekje me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni pak minuta para mesnatës.

Uniformat blu bëjnë me dije viktima ka qenë duke pirë në lokalin e autorit dhe në gjendje të dehur ka nisur të ngacmonte bashkëshorten e pronarit .

Te dy nisen te debatojne mes tyre, fillimisht me fjalë.Por situata doli jashte kontrollit dhe në gjaknxehtesi e sipër Petrit Toromeni u ngjit në katin e dytë, ku kishte dhe banesën. Ai rrembeu çiften dhe nuk hezitoi te qëllonte ne drejtim te 42 vjeçarit duke e lene ate te vrare.

Autori u arrestua arrestua nga uniformat blu pak pasi kishte kryer krimin
Viktima nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Almir Llupo ka qënë i dënuar më parë më 11 vjet burg për shfrytezim prostitucioni.

Free Traffic Exchange