Nga Forumi i Zhvillimit të Medias, ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt dhe ajo e BE, Romana Vlahutin, përcollën mesazhe sa i takon pavarësisë dhe garantimit të lirisë së mediave.
Kreu i Prezencës së OSBE-së u shpreh se gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën, ndërsa theksoi se një nga kushtet e demokracisë është pikërisht liria e medias. "Liria e medias është kusht për demokracinë. Gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën. Shtrembërimi i ngjarjes, i raportimit nuk është një problem vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera. Gazetarët duhet të luftojnë për të vërtetën. Reformat janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit", tha Borchardt.