Report TV - Donald Lu: ‘Stop’ epokës ku kryeprokurori mbron të korruptuarit dhe krimin

2018-05-09 0

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu vazhdoi me komentet e forta sa i përket çështjes së Kryeprokurorit. Lu tha se duhet t?i jepet fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron të korruptuarit.
?Politika të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për çështjen e Kryeprokurorit. Palët të bien dakord për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm. Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Të dyja palët duhet t?i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar?, tha Donald Lu.

Ambasadori i bëri komentet gjatë një konference të organizuar nga Avokati i Popullit.