Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 42-vjeçar është vrarë në ambientet e një lokali në një fshat pranë qytetit të Divjakës. Admir Llupo është qëlluar për vdekje me çifte nga pronari i lokalit, Petrit Toromeni pak minta para mesnatës së 11 dhjetorit 2017.
Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë në lokalin e autorit në qendër të fshatit Goriçaj dhe në gjendje të dehur ka nisur të ngacmonte bashkëshorten e pronarit te lokalit.
Ky ka qenë shkaku kryesor i nisjes së debatit. Autori dhe viktima kanë debatuar fillimisht me fjalë por më pas pronari është ngjitur në katin e dytë, ku kishte dhe banesën, ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi 42 vjeçarin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/divjake-pronari-i-lokalit-vret-me-arme-gjahu-42-vjecarin