Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
55 përfaqësuesit e firmave nënkontraktore në ndërtimin e Bypasseve të Fierit e Vlorës kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur cështjen e mospagesës për punimet e kryera nga firma kontraktore që braktisi projektin. Duke i kujtuar mbështetjen me votë por edhe sloganet e fushatës, përfaqësuesit e mijëra punëtorëve i kërkuan kryeministrit ta ktheje ?timonin nga ata?. Në protestën e radhës punonjësit e bllokuan autostradën Vlorë-Levan.
Qarkullimi në autostradën Vlorë-Levan u bllokua për gjysmë orë nga protesta e radhës së punëtorëve të 55 kompanive nënkontraktore që kanë punuar për ndërtimin e By Pasit të Vlorës dhe atij të Fierit.
Ata kërkojnë nga shteti njohjen dhe shlyerjen nga ARRSH të afro 9.5 milion euro detyrime të prapambetura nga kompania nënkontraktore Serenisima.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nenkontraktoret-e-bypass-ve-fier-dhe-vlor-rama-te-ktheje-timonin-nga-ne