Ora News - Apeli i Bashës në 27-vjetorin e PD: Bashkimi do të na çojë në fitore

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me një mungesë të shumicës së ish-eksponentëve por me shpresën për ringritje PD festoi këtë të hënë 27-vjetorin e themelimit.

Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Arben Imami e Besnik Mustafaj nuk ishin të pranishëm, por kryetari Lulzim Basha i ftoi ata të bëhen pjesë e projektit të ri që ai synon për PD, duke garantuar se në themel të saj do të jenë transparenca për vendimarrje dhe gjithëpërfshirja.

Basha: Respekt dhe mirënjohje të veçantë do të ketë përherë për ata që ju prinë demokratëve në momentet e para, për Aleksandër Meksin, Arben Imamin, Neritan Cekën, Eduard Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon e të tjerë që nuk mundem t?i përmend dot të gjithë. dua të ftoj cdo demokrate dhe demokrat, krenarë për vlerat që na bashkojnë, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më takojnë, që të punojmë të gjithë bashkë për Partinë Demokratike, bijën dhe luftëtaren e paepur të Lirisë dhe Demokracisë.

Lulzim Basha renditi 4 rekordet e zeza për vendin që sipas tij janë shënuar nga kryeministri Edi Rama dhe e vërtetojnë se PD ka pasur të drejtë.

Basha: Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër prej tyre nuk i ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë: Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike, kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë, angazhimi i bandave si struktura elelektorale të Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit, blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-27-vjetorin-e-pd-vetem-bashkimi-do-te-na-coje-ne-fitore