Autostrada Elbasan ? Tiranë u hap sot për kalimin e automjeteve në të dyja drejtimet. Autoriteti Rrugor Shqiptar krijoi një karrexhatë në kahun e lëvizjes Tiranë ? Elbasan, për të shmangur pjesën ku u shemb një masiv i madh shkëmbor.
Prej mëngjesit të së hënës lëvizja në të dy krahët bëhet nga ana e tunelit. Por në pjesën e karrexhatës, shpejtësia është e reduktuar ndjeshëm.
Automjetet tashmë nuk e kanë të nevojshme të përshkojnë rrugën e vjetër e Kërrabës, por mund të përdorin bypass-in. Në këtë vend janë vendosur forca policie dhe punonjës të ARRSH që normalizojnë qarkullimin e automjeteve.
Ata thonë se nëse rruga do të paraqesë probleme mund të bllokohet sërish. Nëse jo qarkullimi për rreth 2 km do të vazhdojë në këtë mënyrë deri në stabilizimin përfundimtar të rrezikut.
Tv Klan