Report TV - Çako takim me dyer të mbyllura me drejtorin e policisë në Lezhë

2018-05-09 0

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Aleksander Ndoka, ka sjellë në Lezhë Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në orët e mbrëmjes të së hënës Çako ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë vendore në Lezhë ku në fokus të diskutimeve, sipas burimeve ka qenë vrasja e Aleksander Ndokes. Drejtori i Policisë së shtetit mësohet se ka kërkuar informacion mbi hetimet që po kryhen për këtë ngjarje, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal për zbardhjen sa më parë të këtij krimi.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 1 orë nuk është bërë publik për mediat. Vetë Çako nuk ka bërë asnjë deklarate në lidhje me faktet apo detajet ku do të përqendrohet hetimi, ndërkohë pas këtij takimi priten zhvillime të reja në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë, Aleksander Ndoka, vëllai i ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Free Traffic Exchange