BOOM denoncon: Njësia Administrative Vaqarr i bllokon hyrjen e shtëpisë qytetarit (11 dhjetor 2017)

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigative BOOM ka trajtuar sot shqetësimin e një banori nga fshati Vishnje në Njësinë Administrative Vaqarr, të cilit prej tre vitesh i është bllokuar hyrja e shtëpisë nga inspektorët e kësaj njësie.

Gazmend Aga i është drejtuar emisionit BOOM në lidhje me këtë shqetësim. Ai thotë se që prej vitit 2014 i është vendosur një gardh ne derën e shtëpisë, çka bën që porta hyrese e banesës së tij të dalë jashtë funksionit.Njësia Administrative Vaqarr i bllokoi hyrjen e shëpisë me pretendimin se në bazë të hartave që disponon njësia kjo pjesë tokë është pronë e tyre.Si pasojë e bllokimit të rrugës pjesetaret e familjes Aga duhet të veshin çizmet e llastikut për te kaluar mes për mes baltes nga pjesa e pasme e shtëpise. Kryefamiljari i eshtë Drejtuar edhe Prefektit të Qarkut Tiranë i cili me ane të një shkrese drejtuar Njesisë Administrative Vaqarr shprehet se kjo e fundit duhet të marrë masa për hapjen e rrugës ekzistuese duke e lidhur me ate kryesore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-njesia-administrative-vaqarr-i-bllokon-hyrjen-e-shtepise-qytetarit

Free Traffic Exchange